Bisedimet në fazën përfundimtare, sot do të bisedohet për ndarjen e resorëve

Mandatari për formimin e Qeverisë, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, pritet që së shpejti t’i përfundojë bisedimet me partnerët e koalicionit dhe të dorëzojë propozim për Qeveri njofton Portalb.mk.

Përfaqësuesja e lartë e politikës së jashtme dhe sigurisë në Bashkimin Evropian, Federica Mogherini, për nesër, në Bruksel i ka ftuar kryeministrat e shtatë shteteve ballkanike për darkë joformale. Ashtu siç mësohet, në vend të kryeministrit teknik aktual Emil Dimitriev, i ftuar ëshë Zoran Zaev, pa dallim që ai deri më atëherë do të arrijë apo jo të formojë Qeverinë e Maqedonisë.

Tema e darkës joformale do të jetë “situata në rajonin ballkanik nën dritën e ngjarjeve të fundit dhe që të bisedohet se çfarë duhet të bëhet më tutje”.

Zaev, i ka përfaruar qëndrimet me partnerët e koalicionit. Këtë dje vet e konfirmoi nga Tetova, duke shtuar se se sot do të fillojnë bisedimet me partnerët për ndarjen e resorëve.

Pas takimit të djeshëm me Ali Ahmetin e BDI-së, Zaev bëri të ditur se janë përafruar qëndrimet për ndarjen e resorëve.

“Në tak mes meje dhe Ali Ahmetit kemi diskutuar për procesin e formimit të Qeverisë së Maqedonisë. Kemi përafruar qëndrimet për resorët”, tha Zaev.

Ai edhe njëherë theksoi se me rëndësi është cilësia e kuadrit të resorëve se sa kush do të menaxhojë me to dhe se kjo kërkohet edhe nga partitë tjera.

Nëpërmjet kumtesës, nga BDI njoftuan se “dy liderët e koalicionit u dakorduan rreth parimeve të qeverisjes me këtë rast përsëritën prioritetet e shumicës së re që përfshijnë reformat serioze në sundimin e së drejtës në përputhje me rekomandimet e komunitetit ndërkombëtar, integrimin e vendit në NATO dhe BE, Marrëveshjen e Ohrit dhe marrëdhëniet ndëretnike si dhe hapjen e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin e ekonomik bashkë me rritjen e standardit jetësor”.

Bilall Kasami i Lëvizjes BESA, tha se bisedimet për pjesëmarrjen e tyre në Qeveri janë në vazhdim e sipër kurse nga partia do të insistohet në atë që Qeveria e re të jetë reformuese dhe të punojë në interes të qytetarëve.

“Do të bisedojmë për pjesëmarrje të Besës në Qeveri e cila do të jetë reformuese. Në këtë pikëpamje janë të rëndësishme marrëveshje me rregulla dhe se ende punohet në këtë drejtim të cilat do të paraqesin garanci që Qeveria e re të jetë reformuese dhe të punojë në interes të qytetarëve, dhe jo siç ishte deri më tash”, tha Kasami.

Lideri i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, dje premtoi se do ta mbështesë Qeverinë e re pavarësisht nëse ata do të jenë brenda saj.

Në kumtesën e dërguar nga LR-PDSH pas takimit Sela-Zaev, thuhej se “në këtë takim u bisedua për formimin e Qeverisë së re reformatore, për modalitetet dhe principet e një bashkëqeverisje ndryshe, nga kjo e tanishmja duke ju dhënë përparësi prioriteteve të domosdoshme për ndryshime rrënjësore dhe pozitive të sistemit politik”

“U bisedua për funksionimin e shtetit të së drejtës, barazinë politiko-ekonomike , zhvillimin ekonomik-social si dhe atë integrues të vendit që sa më parë Republika e Maqedonisë të integrohet në strukturat euroatlantike”, thanë nga LR-PDSH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button