Haiku
Më kot grumbulloni pasuri,
Varri është i thellë.
Qefini nuk ka xhepa!
* * *
Në barçën e shpirtit
Një gonxhe trëndafili po çel.
Mos e prekni
* * *
Engjell.
Mbi petalet e tua
Lëre të pushojë loti im.
* * *
Bora pastron
Në lulishten e dashurisë
Tik-takun e zemrës
* * *
Lulen këputa.
Buzëqeshi ëmbël
Në duart e tua
* * *
Gurët që shkele
tani i mbledh
si smeralde.
Nga Eroll Velija