Bariu me memorie të jashtëzakonshme (VIDEO)

Servet Hasallarit shpeshherë i duhet ta kërkojë vëllanë e tij. Kjo pasi shumicën e kohës Xhevahiri e kalon jashtë shtëpisë, përkatësisht duke u kujdesur për bagëtitë.

E veçanta e 54 vjeçarit nga Hani i Elezit i cili ka vetëm 8 vite shkollim është mbajtja mend e kalendarit, njofton Klan Kosova. Mjafton të thuash datën dhe vitin që Xhevahiri ta tregojë ditën se çfarë ka qenë.

Ky nuk e ka problem ta thotë edhe se çfarë  dite i bie datave të caktuara viteve të ardhmen. Xhevahir Hasallari nuk e ka problem edhe kur pyetet për datat e lindjes së politikanëve kosovarë. Pavarësisht kësaj Xhevahiri jeton i vetëm e në kushte të rënda ekonomike, madje nuk ka as televizor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button