Gruevski pyet Zaevin nëse do të jap dorëheqje pas humbjes së zgjedhjeve?

Kryeministri Nikolla Gruevski, gjatë mitingut të mbajtur dje në Kumanovë, ka pyetur liderin e opozitës Zoran Zaev,  se a do të jap dorëheqje nëse humb në Strumicë nga VMRO-DPMNE-ja?

“E pyes publikisht Zevin se a është i gatshëm që të jap dorëheqje nëse humb në Strumicë nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni për Maqedoni më të mirë? Të shohim nëse do të dëgjojë tani”? pyet kryeministri Nikolla Gruevski.

Gruevski theksoi se LSDM-ja dhe Zaevi që tani e dinë se çfarë mendon populli për ta dhe sa janë të përgatitur për t’ua dhënë besimin, prandaj,  sipas tij, që tani përgatiten për të mos njohur rezultatet.

“Hapat e tillë për të mos njohur rezultatet, tregon për mungesën e pjekurisë politike të cilët i bëjnë dëm shtetit”, tha Gruevski.

Lajme të ngjashme

Back to top button