Pendarovski nga Manastiri kërkoi ndihmë nga Shqiptarët

Kandidati për president i LSDM-së, Stevo Pendarovski mbrëmë në tubimin në Manastir ju bëri thirrje qytetarëve dhe të gjitha bashkësive etnike në Maqedoni të dalin në votim dhe t’i mbështesin kandidatët opozitarë të listave të LSDM-së dhe opozitës së bashkuar.

“Bashkëqytetarët tanë, shqiptarët në Maqedoni e bojkotuan raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Nuk e di nëse po përgatitet diçka e tillë edhe për raundin e dytë. Por, dëshiroj t’I porosis se me të qëndruarit në shtëpi dhe me bojkotimin e zgjedhjeve presidenciale ata me siguri po i japin mandat të ri të njëjtëve që po e udhëheqin Maqedoninë”, theksoi Pendarovski.

Disponimi i propozitës në Maqedoni, tha Pendarovski, është i pakontestueshëm.”Ne më 27 prill do të realizojmë me siguri fitore të dyfishtë. Çfarë do që të jetë rezultati zgjedhor,sipas të gjitha vlerësimeve beteja për kthimin e Maqedonisë në rrugën normale do të zgjasë më shumë”, shtoi Pendarovski.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev tha se masën e parë të cilën do ta ndjeni më 28 prill, menjëherë pas fitores më 27 prill, quhet liri. 

Lajme të ngjashme

Back to top button