West hap 20 mijë vende pune

Kanye West, në fakt kompania e tij “Donda’s House” si dhe kompania “Fondation Common Ground” e reperit Common, kanë bashkuar forcat në Chicago që të hapin rreth 20 mijë vende të reja pune për të rinjtë, të paktën për një vit.

Një lloj i “punëdhënësit” do të jetë një festival i ri “AAHH! FEST” do të mbahet më 20 dhe 21 shtator. Një pjesë e të rinjve do të gjejnë punë aty, ndërsa pjesa tjetër do të presë që nga festivali të mblidhen para për t’u krijuar këto vende të reja pune.

“Një nga arsyet më të mëdha pse të rinjtë tanë janë duke kaluar nëpër të gjitha këto gjëra është varfëria. I kam pyetur disa fëmijë nga Englewood, se për çka keni nevojë në të vërtetë në jetë, dhe ata më thanë, “Para, eh sikur të kishim një punë”. Dikush duhet t’u japë atyre një mundësi”, tha reperi Common.

“AAHH! FEST” do të mbahet çdo vit, në Parkun Hyde të qytetit të Chicagos në mes të 20-21 shtator, dhe do të ndihmojë që të mbledhë para për vende të reja pune dhe gjëra të tjera.

Lajme të ngjashme

Back to top button