Vietnami tani me xhaminë më të madhe në vend

Inaugurohet xhamia Karamanlar Rahmet, e cila cilësohet si xhamia më e madhe në vend dhe e cila u ndërtua nga Fondacioni Humanitar Turk për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH) për muslimanët në Vietnam, raporton Anadolu Agency (AA).

Në inaugurimin e xhamisë së ndërtuar për 1.200 persona, ndërtuar në qytetin Chau Doc të rajonit An Giang në Vietnam me donacionin e dhuruar nga biznesmeni bamirës turk nga Stambolli, Talip Karaman, morën pjesë rreth 15 mijë persona nga qytete të ndryshme të Vietnamit dhe të Kamboxhias.

Zv/kryetari i IHH-së, Hasan Aynacı, në një deklaratë për gazetarin e AA-së, tha se ky fondacion si në shumë vende të botës edhe në Vietnam po zhvillon projekte të ndryshme si ndërtimi i Qendrës Kulturore Islame në qytetin Ho Chi Minh, ndihma mjekësore për viktimat e gazit të portokallit si dhe projekte të ndryshme kulturore dhe të vetëdijesimit social.

Ai bëri të ditur se gjatë një vizite në Vietnam në vitin 2014 muslimanët e këtij vendi e kanë njoftuar ata me nevojën e një xhamie të tillë dhe që ia kanë prezantuar projektin e tyre. “Ne pas përfundimit të shqyrtimit teknik të projektit dhe me mbështetjen e donatorit Talip Karaman e jetësuam këtë projekt”.

Ndërtimi i saj përfundoi për një vit”

Aynacı bëri të ditur se ky projekt i rëndësisë së veçantë meqë është xhamia më e madhe në Vietnam, ka përfunduar për një vit. Ai po ashtu njoftoi se së pari është rrënuar xhamia 60 vjeçare e vjetër dhe pastaj është filluar me rindërtimin e saj për 1.200 persona.

“Ne jemi shumë të lumtur që po e inaugurojmë këtë xhami, hapja e së cilës u bë me një gëzim të madh me pjesëmarrjen e 15 mijë personave. Në këtë ceremoni morën pjesë muslimanët nga vende të ndryshme të Kamboxhias dhe të Vietnamit. Ne u bëmë po ashtu shumë të lumtur kur pamë dashurinë dhe respektin e tyre të madh ndaj Turqisë”, tha Aynacı.

Ai po ashtu theksoi se IHH do të vazhdojë përkrahjet për qytetarët e Vietnamit me projektet si xhamitë, shkollat dhe qendrat e edukimit.

Ne gjithmonë e përjetonim mungesën e një xhamie të madhe”

Aktivisti Ahmed Emin, i cili foli në emër të Bashkësisë Islame në Vietnam tha se në Vietnam jetojnë rreth 82 mijë muslimanë dhe që ky numër po rritet çdo ditë e më shumë me ata të cilët iu bashkohen Islamit.

Duke vënë në dukje se në këtë vend nuk ka ndonjë problem as në mes të muslimanëve e as në mes të njerëzve të feve tjera, Emin tha se “Ne po ashtu nuk kemi asnjë problem me qeverinë. Qeveria nuk na nxjerr neve ndonjë problem për ndërtimin e medreseve, xhamive dhe dërgimin e nxënësve jashtë shtetit për ta mësuar fenë e tyre. Mirëpo në Vietnam në lidhje me punimet e tilla së pari duhet të merret leja e Qeverisë dhe me përfundimin e proceseve zyrtare më nuk kemi ndonjë problem”.

Emin tha se musslimanët në Vietnam kanë shumë mesxhide dhe xhami të vogla, por që të gjithë muslimanët e këtij vendi gjithmonë kanë përjetuar mungesën e një xhamie të madhe.

Duke u shprehur se në vendin e tyre kishin një xhami të vjetër 60 vjeçare e cila kishte çarje në disa pjesë të saj, Emin tha se “Anëtarët e Bashkësisë Islame kërkuan nga ne që ta rindërtojmë këtë xhami. Edhe ne këtë projekt ia patëm propozuar ekipit IHH-së që ndodheshin për një vizitë këtu. Edhe ata, duke u konsultuar me autoritete të ndryshme dhanë miratimin për ndërtimin”.

Ai bëri të ditur se pas marrjes së miratimit edhe nga Qeveria e Vietnamit, kjo xhami është ndërtuar për një periudhë kohore prej një viti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button