Injoron Shqipërinë e Kosovën, Januzaj zgjedh Belgjikën

Talenti 19 vjeçar i Manchester United që është deklaruar i gatshëm për të luajtur me Belgjikën në Kupën e Botës që do të zhvillohet këtë verë në Brazil.

Thirrja e një kombi të tërë nëpërmjet fushatash në rrjetet sociale,  e madje dhe këngësh, Adnan thuaji po Shqipërisë, nuk është dëgjuar nga futbollisti me prejardhje nga Istogu që duke zgjedhur Belgjikën ka refuzuar edhe Kosovën apo Anglinë që monitoronte prej kohësh situatën e tij.

Januzaj, i lindur në Bruksel nga prindër kosovarë deri më tani i kishte mbajturt të gjithë pretendentët pezull për sa i përket të ardhmes së tij, duke i lënë të hapura të gjitha opsionet, por tashmë ka marrë një vendim të prerë për të përfaqësuar Belgjikën, vendin e tij të lindjes dhe jo gjakun shqiptar, transmeton Supersport.

Trajneri i Belgjikës, Mark Wilmots shkaktoi një sensacion të vërtetë me publikimin në faqen e tij zyrtarë në Twiter të komentit, : Kam marrë konfirmimin zyrtar se Adnan Januzaj dëshiron të luajë me përfaqësuesen belge të futbollit për pjesën e mbetur të karrierrës së tij. Ky është një lajm i mirë dhe unë jam i kënaqur që një futbollist kaq i talentuar është i disponueshëm për tu grumbulluar me djajtë e kuq”. 

Vendimi i Januzajt do të thotë se ai mund të përfshihet në listën e 23 futbollistëve që do të marrë me vete Wilmots në Brazil, duke i thënë përfundimisht jo, jo vetëm përpjekjeve të panumërta nga ana e Federatës shqiptare të futbollit si dhe trajnerit të kombëtares shqiptare të futbollit Gianni de Biazi për ta bërë pjesë të kombëtares kuqezi, por dhe thirrjes së mijëra shqiptarëve për ta bindur që të dëgjonte gjakun ndër deje duke zgjedhur Shqipërinë, Januzaj ka zgjedhur Belgjikën.

Lajme të ngjashme

Back to top button