Thaçi: Ja se çfarë do të bëjë PDSH kur të vjen në Qeveri

Sonte PDSH ka realizuar takim me banorët e Shkupit, në Çarshinë e Shkupit. 

“PDSH po kthehet ende më e fuqishme. E kërkoj çdo votë tuaj pas që vetëm në këtë mënyrë më 28 prill do ndalet zullumi i BDI-së ndaj shqiptarëve. Ata më nuk do ta terrorizojnë popullin dhe ju do të jeni të sigurtë. Shpesh pyesin se çfarë do të bëjmë kur të vijmë në Qeveri. Pik së pari, për dallim nga kriminaliteti i BDI-së, të cilët për një vend pune kërkojnë nga tre deri më pesë mijë euro, PDSH do ti anulojë të gjitha dënimet me ligjin për amnisti. Të gjithë taksistët, shefa të kafeneve, pronar të bizneseve të mëdha apo vogla, të cilët duhet të paguajnë nga 50 deri në 1 milion euro dënime, ne do tua fshijmë. Këtë më të vjetrit e dinë sepse në vitin 2002 PDSH e miratoi ligjin për amnisti. Kërkoj mobilizim të gjërë më 27 prill të dalim të gjithë të votojmë” tha sonte Thaçi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button