Gjithçka do të vendoset në “Allianz Arena”

Real Madridi ka fituar në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve përballë gjigantit gjerman, Bayer Munchen.

“Los Blancos” fituan me rezultat minimal, duke bërë që të vendoset në “Allianz Arena”, se cila nga këto skuadra ka për të luajtur në finalen e Lisbonës me 24 maj.

Ishte sulmuesi francez, Kerim Benzema, ai që ka shënuar në minutën e 19 të takimit fal asistimit të Fabio Coentraos. Ky ishte rezultati i pjesës së parë, të dominuar nga vendasit.

Në pjesën e dytë, ishte lojë më e barazuar. Bayerni, në 10 minutat e fundit e kërkoi më shumë golin e barazimit, ndërsa Reali mundohej përmes kundërsulmeve të e dyfishoj këtë.

Por, deri në fund, rast serioz pati Gotze, e që përfundoj në rivënje nga këndi, pas devijimit të Iker Casillasit dhe rasti i Mullerit, nga i cili bavarezët kërkuan penalti.

Lajme të ngjashme

Back to top button