DiCaprio ndahet nga e dashura
Leonardo DiCaprio i ka dhënë fund lidhjen me bukuroshen Nina Agdal.
Aktori 42-vjeçar dhe modelja 25-vjeçare e “Sports Illustrated” i kanë dhënë fund lidhjes së tyre para katër ditëve, raporton DailyMail.
“Ata vendosën se ideja më e mirë është ndarja”, ka thënë një burim për tabloidin britanik. “Ata kanë mbetur shokë”, ka shtuar ky burim.
Dyshja nisi lidhjen para dy vjetësh.