Fillon festivali për kitarë klasike “Tremolo”
Në organizim të Qytetit të Shkupit dhe Qendrës Kulturore për Fëmijë “Karposh” prej sot deri më 21 maj në Shkup do të mbahet festivali i tetë internacional për kitarë klasike “Tremolo”.
Gara është për kitarë klasike për të gjithë nxënësit të shkollave të mesme dhe kategorive studentore, si dhe orë master.
Anëtarët e jurisë janë kitaristët Vllatko Stefanovski , Toni Kitanovski, Martin Krajço, Dejan Lazarevski, Mile Gjorçevskiu, Nemanje Klinçarov dhe Bojan Gazhovski.
Sonte dhe nesër do të mbahen dy koncerte në Qendrën Kulturore Informative – Salla 19/19, ndërsa më 21 maj do të performojnë fituesit e garës në Sallën e koncerteve të QKF “Karposh”.