Fazliu: Dorëzuam dosjen korruptive të BDI

Bekim Fazliu, para godinës së Komisionit, tha se “edhe pse Ligji i obligon disa institucione, përfshi këtu edhe Komisionin për Anti-korrupsion, që të veproje në raste kur paraqiten fakte për korrupsion të bartësve të funksioneve, për fat të keq kjo nuk ndodhi. Për këtë arsye ne detyrohemi që sot t’i dorëzojmë faktet dhe dokumentet të cilat i posedojmë me çka faktohet zhytja në korrupsion e funksionarëve të BDI-së”.

Sipas Fazliut në “dosjen e krimit të BDI-së”, përfshihet, Ministri i Mbrojtjes Talat Xhaferi, ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi kanë lidhur kontrata shumëmilionëshe në katër sy në kundërshtim me Ligjin, Ministri i Ekonomisë Valon Saraçin mit marrje për dhënie të lejeve dhe koncesioneve, rast i faktuar edhe me deklaratë të biznesmenit të cilit i janë kërkuar  pare për të marre koncesion, Ministri i Pushtetit Lokal Tahir Hani që paguan gati nga 800 euro në muaj një ish funksionar partiak apo mbesën e vet 850 euro në muaj që s’ka shkel kurrë në ministri, Deputetja Ermira Mehmeti që në kundërshtim me Ligjin përveç rrogës së deputetes merr edhe 500 euro shtesë në muaj nga Talat Xhaferi pa mos treguar se për cilat shërbime paguhet, zv/drejtori i Drejtorisë të Hyrave Publike Argetim Asani i cili për çdo ditë dëmton biznesin shqiptar nëpërmjet dënimeve dhe mbylljes së tyre kurse për biznesin e vet nuk paguan aspak tatim.

Fazliu thotë se kësaj sot i shtohen edhe Blerim Bexheti-Minister i Drejtësisë dhe Rafiz Haliti Drejtor i Postave.

“Blerim Bexheti në punën e tij si Ministër nuk ka bere asgjë të mirë për shqiptaret. Blerim Bexheti ministerllëkun e tij e ka shfrytëzuar për trysni dhe reket ndaj përmbaruesve, për mit marrje për dhënien e licencave për noter. Shifrat e mit marrjes janë alarmante dhe lëvizin prej 30.000,60.000 e deri me 100.000 euro. Ministri i drejtësisë në mënyre të drejtpërdrejte ose nëpërmjet njerëzve të tij është i implikuar në krim dhe hajni siç janë tenderimet, presionet ndaj gjyqtareve, ndaj burgjeve dhe të burgosurve shqiptar. Drejtori i Postave Rafiz Haliti pas shume vjedhjeve dhe djegieve mendoi që si shpëtim do ta flijoj nipin e vet që u dënua me burg për hajninë e dajës”, tha Bekim Fazliu. 

Lajme të ngjashme

Back to top button