13 parti nënshkruan deklaratën për bashkëpunim me të rinjtë

13 parti politike në vend e kanë nënshkruar deklaratën për bashkëpunim me të rinjtë që e ka krijuar Këshilli nacional për të rinjtë nga Maqedonia.

Nënshkrimi është bërë në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Me dhënien e nënshkrimit partitë politike obligohen që në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë të angazhohen për rritjen e pozicionit të të rinjve në vendin tonë. 

Në mesin e 13 partive janë edhe BDI, PDSH, LSDM. Ajo nuk është nënshkruar nga partia më e madhe maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE.

Lajme të ngjashme

Back to top button