Hungaria do ta mbajë rrethojën përgjatë kufirit me Serbinë

Hungaria do ta mbajë legjislativën e saj të rreptë emigruese dhe rrethojën përgjatë kufirit jugor edhe krahas thirrjeve të Parlamentit Evropian (PE), deklaroi sot Janosh Llazar, shef i zyrës së kryeministrit hungarez Viktor Orban, transmeton MIA.

PE-ja dje e miratoi rezolutën në të cilën e dënoi “përkeqësimin serioz” të situatës me sundimin e drejtësisë dhe të drejtat themelore të Hungarisë.

“Rezoluta përmban gjëra, të cilat sipas mendimit tonë nuk janë çështje e Bashkimit Evropian ose Parlamentit Evropian”, deklaroi Llazar në konferencë për shtyp.

Shefi i zyrës së Orbanit potencoi se “Qeveria hungareze nuk do t’i plotësojë kërkesat e Parlamentit Evropian dhe t’i mënjanojë barrierat ligjore dhe fizike përgjatë kufirit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button