Helsinki: E drejta e votimit edhe më tej rrezikohet nga partitë

Komiteti i Helsinkit, konfirmon se e drejta e votimit e qytetarëve edhe më tej rrezikohet nga ana pjesëmarrësve në procesin zgjedhor, respektivisht nga partitë politike.

Komiteti i Helsinkit ka dal me raportin e ri për zgjedhjet presidenciale, ku përmbledh vërejtjet e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale. Janë konstatuar incidente për shkak të orientimit politik, të cilët janë pasojë e përdorimit të gjuhës së urrejtjes.

Komiteti i Helsinkit, konstaton se përdorimi i gjuhës së urrejtjes ka çuar edhe në vepra penale që kanë qenë pasojë e përdorimit të kësaj gjuhe, por deri më tani institucionet përkatëse nuk kanë ndërmarrë masat e duhura për dënimin e incidenteve.

“Sipas KSHZ-së, për zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare, nga Ministria e Financave janë ndarë 7 milion euro. Për këtë shkak kjo ministri duhet të përgjigjet në pyetjen se planifikon të zhvillojë zgjedhjet me mungesë të një milion euro dhe pse nuk u lëshuan aq para sa janë të nevojshme për mbajtjen e zgjedhjeve”? thuhet në raportin e Komitetit të Helsinkit.

Lajme të ngjashme

Back to top button