VMRO-PP: Georgievski ia ka dorëzuar vulën e VMRO-DPMNE-së Gruevskit

Në një atmosferë shoqërore Lupço Georgievski ia ka dorëzuar materialet e arkivuara duke përfshi edhe vulën partiake kryetarit të porsazgjedhur Nikolla Gruevski, pas ndryshimeve të kryesisë së VMRO-DPMNE-së në Kongresin partiak në Ohër në vitin 2003.

Kështu kanë reaguar nga VMRO Partia Popullore lidhur me deklaratën e Ilija Dimovskit se vula është përdorur nga udhëheqësit e vjetër partiak.

„Sqarimi i Ilija Dimovskit se më 02.11.2004 VMRO-DPMNE ka marr vulë tjetër nuk e përjashton mundësinë që vula e vjetër të ishte mbajtur nga partia për ta shfrytëzuar për raste të ngjashme, siç janë në këtë rast dyshimet e LSDM-së”, thonë nga partia e Lupço Georgievskit.

Lajme të ngjashme

Back to top button