Ivanov kritikon ambasadoren gjermane, por i ka “harruar” skandalet e diplomatëve të Maqedonisë (FOTO+VIDEO)
Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, mbrëmë adresoi kritika të ashpra për ambasadoren e Gjermanisë në Maqedoni, Kristinë Althauzer, duke e akuzuar se e njëjta “po shpërndanë lajme të rrejshme” dhe se niveli i ambasadores gjermane është “ofendim për vendin”, njofton Portalb.mk.
Reagimi erdhi pas kumtesës së Berlinit zyrtar e cila e përshëndeti dhënien e mandatit, por edhe e kritikoi Ivanovin për shkak se ai ka lejuar që të kalojë shumë kohë përpara se t’ia japë mandatin shumicës parlamentare.
“Duhet që të na shqetësojë kualiteti i një pjese të diplomatëve në Republikën e Maqedonisë. Ambasadori i Ministrisë së Gjermanisë është shërbyer lajme të rreme. Apeloj deri te Gjermania se niveli i këtillë i diplomatëve është ofendim për vendin tone”, ka thënë Ivanov.
LEXO: Maltretimi i diplomatëve është argëtim i rregullt i shërbimeve sekrete nga Moska deri në Shkup
LEXO: Sindikata e diplomatëve me reagim: MPJ punëson kuadro partiake
Po çfarë përfaqësues diplomatik ka pasur Maqedonia në vendet e huaja që sot Ivanov ofendohet nga “niveli i ambasadores gjermane”?
Sjellje të pahijshme, Ambasada të zbrazëta, afera dashurie, sulme fizike. Këto janë veëm një pjesë e skandaleve të cilat i ka shënuar diplomacia e Maqedonisë nviteit e fundit.
Ish ambasadorja e Maqedonisë në Kroaci, Daniella Karagjozoska, shpesh ka qenë e përmendur nëpër media për veprimet e shumta kontroverse.
Bujë të madhe nëpër media, ishte rasti në të cilin, ambasadorja e Maqedonisë në Zagreb, me një kovë me ujë, në parkingun e rezidencës, e ka pastruar veturën zyrtare. Banorët e lagjes kanë thënë se këtë akt e ka bërë shpesh.
Në gusht të vitit 2015, Karagjozoska, me rastin e festimit të ditëlindjes së vajzës së vet, në profilin e saj në “Facebook”, nxori fotografi të festës, ku në prapavijë shihet se si është zbukuruar vetura zyrtare “Pasat” e ambasadores. Veturës i ishin ngjitur shirita me shkrime “Happy Birthday”, ndërkaq vajza e ambasadores mbante balona dhe lule.
Gjatë kohës së tribunës me titull “Media dhe demokracia”, e cila u mbajt vjet nga Shoqata e Gazetarëve të Kroacisë, ambasadorja i ka qortuar mediat kroate sepse sipas saj, kanë raportuar në mënyrë jo-profesionale për krizën aktuale në Maqedoni.
Kur dha dorëheqje ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, ambasadorja në profilin e Facebook-ut të saj, publikisht ka shprehur keqardhje për këtë hap të ish ministres dhe se “nuk mund ta pranojë se ajo nuk do të jetë më në krye të MPB-së”.
Gjatë kohës së “Revolucionit Laraman”, ajo i ka akuzuar qytetarët të cilët protestojnë se janë të inspiruar nga faktorët e huaj.
Ish ambasadori i Maqedonisë në Australi dhe ish ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pero Stojanovski, është i gjykuar me 3 vjet e gjysmë burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Stojanevski ka bërë keqpërdorim financiar, përderisa ka qenë ambasador në Australi.
Procedura është iniciuar nga Ministria për Punë të Jashtme, ndërkaq nuk bëhet e ditur se sa dëm financiar ka shkaktuar Stojanovski.
Funksionin ambasador në Australi, Stojanovski e ka kryer dy vjet. Pas asaj në vitin 2012 është kthyer në Shkup dhe është tërhequr nga funksioni me arsyen se është shumë i sëmurë.
Stojanovski, mbahet mend gjithashtu edhe për një rast ku e ka paraqitur një shtetase australiane se ia ka vjedhur shtëpinë e tij dhe e ka shantazhuar. Mediat australiane atëherë shkruajtën se gruaja 37 vjeçare ka qenë në lidhje intime me Stojanovskin.
Në vitin 2013, ambasadori i Maqedonisë në Peru, Dejan Atanasovski u gjen në ballinat e gazetave pasi që siç shkruanin ata, për sjelljen e tij jo-shembullore dhe zënkën me komshijtë e banesës në të cilën ka banuar. Atanasovski e ka sulmuar edhe policinë e cila ka ardhur që të intervenojë.
Skandal tjetër ka qenë edhe rasti me ish ambasadorin e Maqedonisë në Pragë, Igor Ilievski, i cili u zhduk nga Çekia dhe i cili në media deklaroi se përfaqësuesit e partisë në pushtet (VMRO-DPMNE) kanë kryer trysni të drejtpërdrejtë ndaj tij, transmeton Portalb.mk.
Konsuli i Maqedonisë në Çikago, Jovica Pallashevski, është rrahur në parking dhe ka sulmuar një person zyrtar.
Përveç sjelljes jo-profesionale, diplomacia shpesh ka qenë e goditur edhe për shkak të biografive të përfaqësuesve të zgjedhur. Neuropsikiatri Vera Jovanovska-Tipko e ka përfaqësuar vendin në Serbi, ambasadorja e Maqedonisë në Suedi, Aleksandar Naqeva Ruzhin, përpara se të vië në funskion ka qenë pjesë e një kompanisë së sigurimin, ndërkaq ish këngëtari dhe doktori i shkencave ekonomike, Ilija Pseltirov është ambasador në Kazakistan.
Kroacia, Spanja, Katari, Republika Popullore e Kinës, megjithatë janë vende me të cilat Maqedonia ka marrëdhënie diplomatike, por për momentin ende nuk ka ambasadorë.