Dueli Bayern – Real, frikë nga kartonët

Bayern Munchen i ka vuajtur më shumë se çdo skuadër tjetër mungesat prej kartonëve këtë sezon në Ligën e Kampioneve. Në çerekfinalen e kthimit me Manchester United, kampionët në fuqi të Europës kishin një mesfushë në alarm, sepse veç Thiago Alcantaras dhe Xherdan Shaqirit të dëmtuar, mungoi Bastian Schweinsteiger dhe Javi Martinez për shkak të kartonëve që morën në “Old Trafford”.

Por ndaj Real Madrid, dy mesfushorët do të rikthehen në dispozicion të Guardiolës. I vetmi që rrezikon nga Bayern Munchen që të mungojë në ndeshjen e kthimit me “Los Blancos”, nëse do të ndëshkohet nesër në “Santiago Bernabeu”, është sulmuesi Mario Manxhukiç.

Ndërkohë që Carlo Ancelotti e ka më shqetësuese situatën në kampin e tij. Nëse sonte ndëshkohen me karton Xabi Alonso, Asier Illarramendi dhe Sergio Ramos, atëherë ata do të mungonin në “Allianz Arena” pas një jave.

Lajme të ngjashme

Back to top button