Anulohet gjykimi për dhunuesit e Kuvendit

Seanca gjyqësore për 9 personat e akuzuar për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill të këtij viti, është anuluar për më 23 maj për shkak se i akuzuari Angele Zafirovski nuk ka ardhur në gjykim, njofton Portalb.mk.

Të akuzuarit ngarkohen për veprën penale “pjesëmarrje në turmë” Dy prej tyre do të sillen nga paraburgimi, ndërkaq dy të tjerë nga arresti shtëpiak.

30 dhunues kanë marrë padi penale, prej të cilëve dy persona akuzohen për “tentim vrasje” të deputetit Ziadin Sela.

Në ndërkohë përpara godinës së Gjykatës rreth 30 persona po protestojnë në mbështetje të atyre që rrahën deputetë.

Me vete bartin bluza me shkrimet “Liri për bretkosën” dhe “Maqedonia e maqedonasve”, ndërkaq mbajnë edhe pllakatë në të cilën shkruhet “besova në gjithçka, por jo edhe se personat e mi do të më gjykojnë për Maqedoninë” dhe “liri për patriotët, burg për tradhtarët e Maqedonisë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button