Këmbim i përvojave që të përmirësohet menaxhimi me mbeturinat e ngurta në Maqedoni

Hapi i parë drejtë përmirësimit të situatës me menaxhimin problematik dhe joadekuat me mbeturinat e ngurta në Maqedoni dhe drejt përmbushjes afatgjate të kërkesave nga rregulloret e ndryshme dhe menaxhimin me mbeturina të ngurta të BE-së është në këmbimin e përvojave me vendet anëtare të BE-së.

Këtë sot e theksoi zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Stevo Temelkovski në konferencën për menaxhim të qëndrueshëm me mbeturinat në nivel rajonal.

“Mbajtja e mjedisit jetësor të pastër dhe të shëndoshë është përgjegjësi e të gjithëve. Për këto shkaqe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH), bashkëpunon me të gjithë marrësit e kyçur të vendimeve, si ministritë, komunat, me bashkësitë e biznesit, ndërsa tërë kjo me qëllim të implementimit të suksesshëm të politikave për menaxhim me mbeturinat në Republikën e Maqedonisë”, tha Temelkovski.

Udhëheqësi i Sektorit për punë operuese 2 nga Delegacioni i BE-së Mauro Di Veroli tha se Maqedonia si vend kandidat për anëtarësim në BE duhet të sigurojë më shumë standarde në më shumë sfera mes të cilave edhe mjedisin jetësor dhe se një nga elementet kyçe është menaxhimi me mbeturinat.

Qëllimi i konferencës është ngritja e vetëdijes për rëndësinë e sistemeve të integruara për menaxhim me mbeturina dhe promovim të politikave të BE-së dhe projekteve për mbeturina të Ministrisë për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button