Shvajcer Blum: SHBA-ja pret që të bashkëpunojnë me qeverinë e re të Maqedonisë

Mikaela Shvajcer Blum, ushtruese e detyrës shefe e misionit në Ambasadën e SHBA-së, e ka përshëndetur progresin në lidhje me formimin e qeverisë së re dhe theksoi se pret që ajo shpejt të formohet, ndërsa SHBA-ja, siç thekson mbetet partnere e Maqedonisë.

“Për Maqedoninë dhe për njerëzit në Maqedoni është mirë që formimi i Qeverisë hynë në fazë të re dhe se së shpejti do të formohet qeveria e re. Presim që të bashkëpunojmë me Qeverinë e re, sapo të formohet, shpresojmë se kjo do të jetë shpejt. Maqedoninë e pret një punë e madhe dhe reformat urgjente që të mund të avancohet në mënyrë të përshpejtuar në bashkësinë euroatlantike”, theksoi Shvajcer Blum në deklaratën e publikuar në ueb faqen e Ambasadës së SHBA-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button