Mogherini dhe Han e përshëndesin dhënien e mandatit për formimin e Qeverisë

Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johanes Han dhe përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e BE-së, Federica Mogherini e kanë përshëndetur dhënien e mandatit për formimin e Qeverisë, njofton Portalb.mk.

“E mirëpresim vendimin e presidentit Gjorge Ivnaov për t’ia  dhënë mandatit për formimin e Qeverisë Zoran Zaevit, si një hap të rëndësishëm në procesin e formimin e Qeverisë. Shpresojmë se kjo frymë konstruktive do të vazhdojë të mbizotërojë, në mënyrë që vendi të dalë nga kriza politike. Presim që së shpejti të formohet Qeveria dhe të angazhohet për zbatimin e të gjitha pjesë të Marrëveshjes së Përzhinës dhe reformave urgjente prioritare”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Hanit dhe Mogherinit.

Ata gjithashtu u bëjnë thirrje partive parlamentare që së bashku të punojnë në agjendën për reformat, për ta kthyer vendin në rrugën euro-atlantike.

“Kjo është ajo që qytetarët e dëshirojnë dhe e meritojnë. Ne jemi të gatshëm ta mbështesim Qeverinë e re dhe përpjekjet e saja për reformat”, thuhet në deklaratë.

Ndryshe, sot presidenti Ivanov ia dha mandatin liderit të LSDM-së Zoran Zaev, pasi që ky i fundit i ka siguruar atij garancat që ia kishte kërkuar më herët. Zaev paralajmëroi formim të shpejtë të Qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button