Gjithçka do të vendoset në ‘Stamford Bridge’

Në kuadër të gjysmëfinaleve të garës më të madhe evropiane, Liga e Kampionëve u zhvillua takimi i parë gjysmëfinal ndërmjet Atletico Madrid dhe Chelsea , ku rezultati përfundimtar në stadiumin ‘Vicente Calderon’ shënonte 0:0.

Takimi u prit me shumë kërshëri nga dashamirët e futbollit por taktiktat e strategut Mourinho me lojën e tij karakterizuese me mbrojte të qelikt sistemi ‘Autobus’ para portës u pa shumë pak lojë dinamike dhe interesante për dashamirët e këtij sporti.

Djelmoshat e trajnerit argjentinas të Atletico Madridid Diego Simeone u përpoqën me të gjitha forcat të arrijnë deri te goli por ishte e pamundur karrshi mbrojtjes statike të Chelseat.

Krejt çka e karakterizon këtë takim ishte lëndimi i portierit kryesor Peter Cech për të cilin mediat spekulojnë se ka hekur krahun nga vendi dhe pritet ti mungojë Chelseat edhe në ndeshjen kthyese në ‘Stamford Bridge’ dhe në vijim të kampionatit në Premier Ligën Angleze, karrshi këtij lëndimi vlen të theksohet se pas ndëshkimit me kartonë të verdhë të Lampardit dhe Obi Mikel të dy do të mungojnë në ndeshjen gjysmëfinale për skuadrën londineze Chelsea , ndërsa tek Atletico Madrid do të mungojë kapiteni Gabi.

Lajme të ngjashme

Back to top button