Rrahje mes tifozëve shqiptarë dhe maqedonas

Ndeshja derbi e xhiros së pestë e Superligën së Maqedonisë në basketboll në mes “MZT Skopje” dhe Liria, pas dy minuta lojë ishte ndërpre, pas një incidentit në mes tifozëve të dy ekipeve, kanë njoftuar mediat maqedonase. E gjithë loja ka qenë nën hije të këtij incidenti, i cili është ndaluar pas reagimit të shpejtë të forcave speciale të policisë. 

Ndeshja është zhvilluar në sallam e “Boris Trajkovskit”, ndërsa për 20 minuta ekipet kanë pushuar kur rezultati ishte 9:7 në të mirë të ekipit Liria, ndërsa në këto momentet ka pasur konflikt direkt mes tifozëve shqiptarë dhe atyre maqedonas, anëtar të grupit “Femili”. 

Pas 20 minutash pushim, ndeshja ka vazhduar normalisht, me pak shikues, ndërsa në fund fituan vendasit me rezultat 90:71. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button