Çka i mungon Beatrix Ramosajt?

Tashmë është bërë zakon që në faqet e ndryshme nëpër rrjete sociale këngëtarët tanë të ndajnë me fansat çdo gjë rreth karrierës së tyre. E për më tepër shpesh shohim që ata tregojnë edhe shumëçka për angazhimet dhe dëshirat e tyre jashtë muzikës.

Të njëjtën e bën edhe këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj e cila përveç punës rreth projekteve të veta me fansa ndan edhe momente tjera. Ditë më parë ajo në faqen e saj zyrtare në ‘Twitter’ ka treguar se po ndjen një mungesë.

Asaj po i mungon vera. “Asnjëherë si këtë vit nuk e kam ndjerë kaq shumë mungesën e verës”, shkruan këngëtarja, por pa shpalosur më shumë se çfarë e lidh atë me këtë stinë. E ky koment normal që nuk ka kaluar pa u vërejtur nga dhjetëra fansa të cilët komentuan dhe pëlqyen mbishkrimin e këngëtares.

Lajme të ngjashme

Back to top button