Dhuna, deputetët e LSDM-së dëshmojnë në Prokurori

Në Prokurorinë Publike, në cilësinë e të dëmtuarve gjatë dhunës në Kuvend dëshmuan deputetët e LSDM-së Lupço Nikolovski, Pavle Bogoevski dhe Muhamed Zeqiri. Ata thanë se çdo gjë është e dokumentuar dhe filmuar. Presin që Prokuroria të mos nënshtrohet lidhur me këtë çështje, njofton Alsat M.

“Ajo që është me rëndësi dhe ajo që do të dija të dërgoj apel të veçantë deri tek institucionet kompetente është që ta japin tërë mundin e tyre dhe t’i marrin të gjitha masat që i kanë në dispozicion me qëllim që sistemi ynë gjyqësor penal ta shqyrtojë peshën e vërtetë të sulmit terrorist në Kuvend dhe me këtë të ketë trajtim përkatës në sistemin tonë juridik”, deklaroi deputeti tjetër Pavle Bogoevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button