Kosovë, aktakuzë kundër Z.V. për krime lufte kundër popullsisë civile

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Mitrovicë kundër personit Z.V. për veprën penale: Krime Lufte kundër popullsisë civile, shkruan REL.

Sipas aktakuzës, i pandehuri, gjatë kohës sё konfliktit të armatosur nё Kosovё, mё 5 maj 1999, nё Vushtrri, në bashkëkryerje, “ka rrahur dhe plaçkitur persona të ndryshëm civilë të nacionalitetit shqiptar, me dashje ka rrahur e pastaj edhe ka vrarë katër persona civilë shqiptarë tё identifikuar si: Enver Rustolli, Hamdi Fazliu, Avdulla Fazliu dhe Fahredin Fazliu”.

“Duke vepruar nё mënyrë çnjerëzore ndaj civilëve tё nacionalitetit shqiptar, me dashje ka cenuar integritetin trupor, shëndetin, mirëqenën fizike dhe mendore të 17 të dëmtuarve dhe dëshmitarëve, duke i torturuar dhe shkaktuar lëndime të rënda fizike dhe psikike, pasoja të cilat të dëmtuarit i bartin ende”, thotë aktakuza.

Po sipas saj, i pandehuri, “me dashje dhe dhunshëm ka plaçkitur tё holla nё shuma të ndryshme, flori dhe gjëra tjera të çmueshme nga civilet e nacionalitetit shqiptar, konkretisht nga 8 tё dëmtuar dhe njëkohësisht dëshmitarë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button