LSDM padit Gruevskin, paraqiten dëshmi të reja

Lidhja Socialdemokrate sot ka dorëzua padi penale kundër kryeministrit Nikolla Gruevski, informoi kryetari i LSDM-së Zoran Zaev.

Sipas Zaev, Gruevski me marrjen e milionave kesh për rastin Banka Maqedonase ka bërë tre vepra të rënda penale, ndërmjetësim të paligjshëm, marrje të ryshfetit dhe fshehjen e taksave.

“Fletëparaqitjen penale e dorëzojmë në prokurorinë publike themelore për përndjekjen për kriminalitet dhe korrupsion. Në të si dëshmi është dorëzuar audio material ku shumë qartë dëgjohen instruksionet e Gruevskit dhe involvimi i tij në ekzekutimin e veprës”, tha kryetari i LSDM-së Zoran Zaev.

Ai prezantoi edhe dokumente të reja për marrjen e parave të thata. 

“Ja këto dokumente zyrtare. Në to është vula e kuqe e partisë VMRO-DPMNE dhe nënshkrimi I personit zyrtar, sigurisht ish sekretarit të atëhershëm të partisë. Bëhet fjalë për dëshmi për marrje të parave të thata si donacion në vitin 2006 prej 30 dhe 50 mijë eurove, gjithsej 80 mijë euro. Si donator paraqitet personi Zagorec Tumovski. Në momentin e pagesës të donacionit kesh, Nikolla Gruevski përveç kryetarë i VMRO-DPMNE-së ishte edhe kryeministër i vendit”, shtoi Zaev.

Lajme të ngjashme

Back to top button