BDI prezanton projekte për turizmin

Bashkimi Demokratik për Integrim ka shpalosur platformën ekonomike me theks të veçantë në sferën e turizmit. Qëndrimet e tyre i shpalosën ministrat e Ekologjisë Abdylaqim Ademi, zv/kryeministri Fatmir Besimi, kryetarja e komunës Teuta Arifi dhe kandidati për deputet Hazbi Lika. 

Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi, është shprehur me këtë rast se komuna e Tetovës angazhohet kryesisht për zhvillimin e Turizmit në malin që disponon me kapacitete më të mëdha për përcjellje të përvojave dhe angazhimeve edhe në komunat rurale.

Në ndërkohë ish kryetari i komunës së Tetovës dhe kandidati për deputet nga BDI-ja, Hazbi Lika, tha se në të kaluarën kësaj sfere nuk i është kushtuar shumë rëndësi dhe është humbur kohë. Zëvendësministri për çështje evropiane Fatmir Besimi gjatë fjalimit të tij theksoi se ky rajon ka potenciale për zhvillim sidomos në sferën e turizmit.

Lajme të ngjashme

Back to top button