CIVIL: Frikësimi, blerja dhe votuesit fantom, pjesë e parregullsive zgjedhore

Votuesit fantom, frikësimi, blerja, shfrytëzimi I resurseve shtetërore për qëllime partiake janë vetëm një pjesë e parregullsive që ka regjistruar organizata joqeveritare “CIVIL”, gjatë procesit zgjedhor.

Aktivistja e kësaj organizate, Meri Jordanovska, thotë se familje të tëra janë të regjistruara në hyrje të ndërtesave që nuk ekzistojnë, ndërsa banorët që jetojnë në këto ndërtesa, nuk kanë dëgjuar asnjëherë për fqinjët e tyre.

“Kanidatët më së shumti I keqpërdorin resurset shtetërore për qëllime partiake, shfrytëzojnë mbrojtje personale, vetura shtetërore dhe karburant për të cilët paguajnë qytetarët”, tha Jordanovska.

Xhabir Deralla, thotë se vërejtja më e madhe sipas “CIVIL” është ajo se ende nuk ka ndërmarrë asgjë për përmirësimin e parregullsive të evidentuara gjatë procesit zgjedhorë.

Deralla përmend rastin me personin që i ranë pesë letra njoftimi nga xhepi dhe askush nuk ngriti padi penale.

“Institucionet që duhet të reagojnë për parregullsitë e procesit zgjedhorë punojnë në shërbimet e partisë dhe jot ë qytetarëve. Deri më tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje për vërejtjet tona, duke na shëtitur nga institucioni në institucion”, thotë Xhabir Deralla.

Sipas tij në zgjedhjet e kaluara kishte 13 raste ku është penguar puna e vëzhguesve të “CIVIL”. Në zgjedhjet e së dielës do të marrin pjesë 116 vëzhgues ët kësaj organizate të cilët do të jenë në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët.

Lajme të ngjashme

Back to top button