Fule në qershor viziton Maqedoninë

Komisionari i Lartë i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Stefan Fule pritet që në qershor ta vizitojë Shkupin, në kuadër të raundit të katër të bisedimeve të nivelit të lartë lidhur me arritjet e reformave në vend.

Fillimisht, Fule më 5 dhe 6 maj pritet ta vizitojë Prishtinën dhe Beogradin, ndërsa më pas ai do të vizitojë Maqedoninë, për shkak se pret krijimin e Qeverisë së re që do të dalë prej zgjedhjeve që do të mbahen më 27 maj.

Komisionari Fule e kishte paralajmëruar këtë vizitë gjatë takimit të fundit me zëvendëskryeministrin për çështjet e Integrimeve Evropiane, Fatmir Besimi dhe me ministrin e Drejtësisë, Nikola Poposki, ka njoftuar Peter Stano, zëdhënës i Komisionarit për Zgjerim të BE-së.

Dialogu i nivelit të lartë ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë u krijua për të shërbyet si urë lehtësuese për reformat e kërkuara dhe për përafrimin e legjislacionit të vendit me atë të Bashkimit Evropian. 

Lajme të ngjashme

Back to top button