Maqedoni, a ka lidhje tërmeti i fundit me vërshimet?

Sipas Dragana Çernih, tërmeti prej 4.2 shkalle sipas shkallës së Rihterit është normal në zonën qendrore të Shkupit.

“Kjo nuk do të thotë se do të ketë sërish tërmet, edhe pse një mundësi e tillë nuk është e përjashtuar. Megjithatë, hapësirë për shqetësim te popullata nuk duhet të ketë”, tha Çernih për Dnevnik, njofton Portalb.mk.

Sizmologët e Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore apelojnë te qytetarët që të mos bëjnë panik, gjatë tërmetit të rinë në shtëpitë, të mos vrapojnë nëpër shkallë dhe të mos hyjnë në ashensor të ndërtesave sepse pas tërmetit katastrofal të vitit 1963 janë ndërtesat janë ndërtuar në mënyrë sizmike.

Epiqendra e tërmetit të djeshëm ka qenë në afërsi të fshatit Marino që ishte i prekur nga vërshimet e vitit të kaluar. A ka lidhje tërmeti i fundit me vërshimet? Sipas Çernih, të gjitha hulumtimet deri tani kanë treguar se uji i reshjeve të shiut mund të hyjë shumë kilometra thellë në tokë, që me fjalë të tjera do të thotë se nuk ka ndikim në tërmetin e fundit që u regjistrua 10 kilometra nën tokë.

Sipas Mihaill Garevskit, tërmeti që dje në mëngjes i zgjoi shkupjanet në orën 4.08 është pasojë e tërmetit të vjetshëm të 11 shtatorit, i cili ishte 5.3 shkallë sipas shkallës së Rihterit. Ai shtoi se nuk mund as të parashikohen as edhe paralajmërohen, por sipas përvojës së deritanishme, nuk duhet të ketë tërmete të reja nga e njëjta zonë e epiqendrës.

“ Duka pasur parasysh se në mëngjes kemi pasur tërmet prej 4.2 shkallë sipas shkallës së Rihterit nga epiqendra e njëjtë si vjet, i cili ishte 5.3 shkallë është e qartë se bëhet fjalë për aftershok nga ai tërmet”, tha Garevski.

Ai shpjegoi se nëse do bëhej fjalë për goditje të re, intenziteti do të ishte më i madh se 5.3 shkallë.

“Ajo që forca e tërmetit është më e vogël tregon se bëhet fjalë për aftërshok dhe kjo është e zakonshme edhe përkundër asaj se kanë kaluar 9 muaj nga tërmeti kryesor. Unë personalisht nuk pres tërmete”, tha profesori Garevski.

Ai shtoi se mund të presim akoma tërmete me intensitet të ulët mes 2 dhe 3 shkallë të Rihterit, të cilat nuk i ndjejmë, por janë të vogla mundësitë që të përsëritet tërmeti i shtatorit të vitit 2016 dhe theksoi se tërmetet nuk mund të parashikohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button