Sheqerinska dhe Gjeorgjieva dëshmuan në Prokurori për dhunën në Kuvend

Në Prokurorinë Themelore Publike, nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska dhe deputetja e LSDM-së, Mileva Gjorgjieva, në cilësinë e palës mbrojtëse sot kanë dëshmuar për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill të këtij viti njofton Portalb.mk.

Sheqerinska tha se nëse “Prokuroria vazhdon që t’I minimizojë sulmet ndaj deputetëve, ajo do të bëhet bashkëpunëtore në dhunën ndaj deputetëve dhe do t’u ndihmojë dhunuesve që nuk duan ta dorëzojnë pushtetin”, tha Sheqerinska.

Sipas saj, shumë lehtë mundet që të njihen sulmuesit pasi që në fotografi dhe video-inçizme fytyrat e tyre janë të qarta.

Gjorgjieva, tha se në natën e 27 prillit protestuesit deputetëve u janë drejtuar me fjalët “keni mbaruar, do të ju vrasim të gjithëve”. Ajo gjithashtu ka treguar se në Kuvend janë improvizuar shkallë nga tre byro nga ku kanë arritur që të zbresin nga galeria e shtëpisë legjislative.

Për ngjarjet në Kuvend, paraprakisht në Prokurori kanë dëshmuar, lideri LSDM-së Zoran Zaev, sekretari i përgjithshëm, Oliver Spasovski, zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov dhe deputeti Maksim Dimitrievski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button