Risteski: Po bëhet panikë pa nevojë për zgjedhjet lokale

Juristi Temelko Risteski në rrjetin social “Facebook” ka bërë thirrje që të mos bëhet “panik pa nevojë” në lidhje me skadimin e afatit të kryetarëve të komunave dhe këshillave komunale, njofton Portalb.mk.

“Po lexoj se njeriu i parë i qytetit tonë ka deklaruar se pas 15 majit, qytetarët nuk do të mund të lidhin kurorë, nuk do të punojë ndriçimi rrugor, në raste të zjarreve, shërbimet kundër zjarreve nuk do të munden që në mënyrë përkatëse të përgjigjen, nuk do të ketë autobusë komunikacioni, fëmijët do të ngelin në shtëpi pasi që nuk do të funksionojnë shkollat dhe çerdhet e kështu me radhë, për shkak të skadimit të mandatit të kryetarëve të komunave”, thotë Ristevski duke shtuar se po bëhet panik pa nevojë pasi që ligji ndryshe e përcakton këtë çështje.

Risteski citon ligjin 52 për vetëqeverisje lokale, që sipas interpretimit të tij, krerëve të komunave nuk u mbaron mandati sot.

Untitled

Sipas këtij ligji, shpjegon Risteski, kryetari paraprak i komunës ka mandat deri në ditën e dorëzimit të detyrës ose ka kompetenca deri në ardhjen e kryetarit të ri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button