Forcat irakiane nisin ofensivë të re në Mosulin Perëndimor

Një zyrtar i lartë ushtarak ka thënë se forcat qeveritare irakiane, kanë nisur një ofensivë të re, për të larguar militantët e Shtetit Islamik, nga katër lagje në perëndim të Mosulit, transmeton REL.

Në deklaratën e Gjeneralit Abdul-Amir Rasheed Yar Allah, thuhet se forcat speciale irakiane janë duke lëvizur drejt lagjeve al-Eraibi dhe al-Rifaie, ndërsa pocilia ushtarake dhe forcat e rregullta të ushtrisë, janë duke luftuar me militantët e IS-it, në afërsi të lagjes al-Ektisadieen.

Yar Allah ka thënë se forcat “kanë thyer frontifikatat e armikut”, duke mos dhënë më shumë detaje.

Operacioni për rimarrjen e Mosulit ka nisur në tetor dhe pjesa lindore e qytetit u shpall e çliruar në janar.

Forcat irakaine kanë nisur operacionet për rimarrjen e pjesës perëndimore të Mosulit në muajin shkurt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button