Nicole Kidman në ceremoninë e hapjes së hotelit në Bodrum të Turqisë

Ylli i hollivudit, Nicole Kidman, ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së një hotel të ri luksoz The Bodrum të zinxhirit të njohur të Paramount Hotels & Resort, në qytetin turistik turk të Bodrumit, në brigjet jugore të Detit Egje, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një nga destinacionet më atraktive turistike të Turqisë, Bodrumi, mbrëmë është hapur hoteli i parë i zinxhirit të hoteleve Paramount, ndërsa ylli kryesor i gala mbrëmjes ishte fituesja e Oscar-it, Kidman.

Gala hapja e hotelit në Bodrum u shoqërua me fishekzjarrë dhe paraqitjen e shumë grupeve muzikore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button