Macron bën betimin si president (VIDEO)

Emmanuel Macron ka bërë betimin si president, duke bërë që 39-vjeçari të bëhet presidenti më i ri në moshë i Francës,transmeton REL. 

Më 7 maj, francezët morrën një vendim dhe unë dua ti falënderoj ata p5r këtë. Përgjegjësia që më kanë dhënë është një nder për mua. Bota dhe Evropa kanë nevojë për Francën më shumë se kurrë. Ata kanë nevojë për një Francë që beson në fatin e saj. Ata kanë nevojë për një Francë e cila flet me zë të lartë për lirinë dhe solidaritetin. Ata kanë nevojë për një Francë që mund të zbulojë të ardhmen”, ishin fjalët e para të presidentit të Francës, pasi bëri betimin.

Mandati i im do t’ia rikthejë Francës vetëbesimin për të besuar në vetveten”, tha Macron në ceremoninë e mbajtur në Pallatin Elize.

Ndarja dhe çarjet në shoqërinë tonë duhet të tejkalohen”, tha lideri 39-vjeçar.

Ai u zotua se gjatë mandatit të tij si presidenti, Bashkimi Evropian do të “reformohet”.

Misioni i Francës në botë, tha Macron, është e një rëndësie të madhe.

Ne do të marrin përgjegjësitë tona për të arritur një përgjigje të përshtatshme ndaj krizave, kur është e nevojshme, qoftë ndaj krizës së migrantëve, përgjegjësitë që dalin nga ndryshimet klimatike, tundimet autoritare, kapitalizmi botëror dhe natyrisht terrorizmi”, tha ai.

Para ceremonisë së betimit, Macron ka zhvilluar një takim që zgjati pothuajse një orë me paraardhësin e tij, Francois Holande, i cili gjatë takimit ia ka dorëzuar kodet bërthamore të vendit.

Kishte qenë pikërisht Hollande, që e kishte prezantuar Macronin në skenën politke, duke e emëruar këshilltar dhe më pas edhe ministër të Ekonomisë.

Hollande, i cili u largua sot nga Pallati Presidencial ka shkruar në Twitter se “po e lë vendin në gjendje më të mirë se sa e kam gjetur”.

Emmanuel Macron ka thënë se detyra e tij është që sjellë ripërirjen që ka premtuar për Francën, për të forcuar ekonominë dhe për të ulur papunësinë, e cila është rreth 10 për qind.

Për t’i arritur qëllimet e tij, Macron i duhet që partia e tij, En Marche, të sigurojë numër të madh të ulësve në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen muajin e ardhshëm. Përndryshe, ai do ta ketë të vështirë që të shtyjë përpara reformat që ka planifikuar t’i kryejë.

Macron mposhti në zgjedhjet presidenciale, kandidaten e ekstremit të djathë Marine Le Pen. Ai në balotazhin e 7 majit fitoi 66 për qind të votave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button