Kelmendi thotë se kjo mund të jetë arsyeja pse është rrahur Arbana Xharra

Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Rubikon”, Adriatik Kelmendi ka reaguar pas rrahjes së mbrëmshme ndaj anëtarës më të re të PDK-së, Arbana Xharra, bërë në Prishtinë.

Sipas tij, me këtë mendësi së shpejti do të shohim edhe viktima. “Sulmi i ligë ndaj Arbana Xharrës është ndërsyer edhe nga gjuha e ndyrë e përdorur ndaj saj kohëve të fundit në rrjetet sociale “Facebook”.

Postimi i plotë:

Si duket na kanë lënë bukur pasoja traumat e luftës!

Se vështirë të shpjegohet ndryshe nevoja e ethshme për gjetjen e individëve, të cilëve duhet në korr t’i bëjmë linç publik – me mllef, sharje e mallkime – vetëm se nuk pajtohemi me qëndrimet personale të tyre, orientimin jetësor të tyre.

Sulmi i ligë ndaj Arbana Xharrës është ndërsyer edhe nga gjuha e ndyrë e përdorur ndaj saj kohëve të fundit në rrjetet sociale.

Ngjashëm ndodhi edhe para pak kohësh ndaj shoqëruesit të Dardan Molliqajt.

Me këtë mendësi së shpejti do të shohim edhe viktima.

E viktimat do të jemi ne, shqiptarët, që kemi filluar të mos e durojmë njëri-tjetrin. Deri në linç, publik e fizik!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button