Pas rrahjes brutale, Xharra kthehet në banesën e saj (Foto)

Ende pa e bërë një javë në politikë, Arbana Xharra e ka gjetur vetën të sulmuar sot në një parking në Prishtinë.auto_18451925_1336721436403461_2085552060_o1494635965

E tërë ngjarja thuhet se ka ndodhur rreth orës 1 pasmesnatës kur Xharra ishte kthyer nga Tirana, ku ishte ftuar në emisionin “Oktapod” të Turjan Hyskajt që transmetohet në Vizion Plus.

Ajo u dërgua në gjendje të rëndë në spital, ndërkohë motivet e kësaj ngjarje ende mbeten të paqarta.

Pas aderimit të saj në PDK, Xharra ka qenë vazhdimisht cak i militantëve të partisë Vetëvendosje mu për shkak të aderimit të saj në PDK, të cilët nuk kanë kursyer edhe fyerjet verbale ndaj saj, shkruan Express.auto_18471845_1336721489736789_943994496_o1494635968

Ish kryeredaktorja e gazetës “Zëri” edhe më parë ka qenë e kërcënuar, sidomos prej elementeve të islamit radikal.

Megjithatë, motivet për këtë sulm ndaj Xharrës ende mbeten të paqarta derisa policia e Kosovës të dal me ndonjë deklaratë zyrtare për incidentin që ndodhi sot.  auto_18493886_1336721459736792_310988545_o1494635978

Ajo është dërguar në spital nga familjarët dhe bashkëpartiakë të partisë së saj, në të cilën ajo aderoi gjatë ditës së marte. Pas dhënies se tretmanit adekuat mësohet se Xharra është lëshuar nga spitali dhe ka shkuar në banesën e saj, ku gjendje e saj shëndetësore për momentin është stabile.

Xharra pritet që gjatë ditës së shtunë të deklarohet për incidentin që ndodhi në një parking pas kthimit të saj nga Tirana.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button