MF kërkon sqarim nga Gjykata Kushtetuese për subvencionet bujqësore

Gjykata Kushtetuese sot në ueb faqen e vet e publikoi Vendimin sipas të cilit nuk ka pengesë ligjore për pagesë të subvencioneve bujqësore para se të formohet Qeveria.

Lidhur me Vendimin e publikuar, Ministria e Financave (MF) informon se gjatë ditës zyrtarisht i ka parashtruar letër Gjykatës Kushtetuese, me të cilën kërkon t’i parashtrohet kopje e Vendimit dhe sqarim.

Gjykata Kushtetuese, pardje, më 10 maj, ngriti procedurë për vlerësim të kushtetutshmërisë së dispozitave nga Kodi Zgjedhor dhe nga Ligji për parandalim të korrupsionit, përkatësisht solli masë të përkohshme për ndërprerje të kryerjes së dispozitave kontestuese me të cilat ndalohet pagesa e subvencioneve bujqësore deri në formimin e qeverisë së re. Kjo masë vlen deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës.

Nisma në Gjykatën Kushtetuese ishte parashtruar nga shoqata bujqësore “Agritikveshia” me të cilën kërkohej kontestimi i nenit nga Kodi Zgjedhor, sipas të cilit është ndaluar pagesa e subvencioneve deri në formimin e Qeverisë së re.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button