Pakistan: Nga një shpërthim raportohet se janë vrarë të paktën 10 persona

Në Pakistan raportehet se nga shpërthimi i një bombe ka goditur një konvoj të një ligjvënësi të lartë , i cili po udhëtonte përmes provincës Baloçistan. Nga shpërthimi raportohet sejanë vrarë të paktën 10 vetë, shkruan REL.

Zëvendëskryetari i Senatit, Maulana Abdul Ghafoor Haider u ka thënë gazetarëve se ai ka pësuar lëndime të lehta trupore nga shpërthimi.

Askush deri më tani nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, i cili ndodhi në qarkun Mastung, kur konvoji po dilte nga një xhami.

“Jam gjallë, Allahu ma shpëtoi jetën. Shpërthimi ndodhi papritur, copëzat e xhamave më goditën, jam lënduar por kam shpëtuar”, ka thënë Haideri për televizionin privat SAMAA.

“Shoferi dhe pasagjerët e tjerë që ishin ulur afër meje janë lënduar rëndë”, ka treguar ai.

Zyrtari policor, Mohamed Akbar ka thënë se dhjetëra persona janë lënduar dhe që të gjithë janë dërguar për trajtim në spitalin kryesor në Mastung.

Zyrtari policor në Mastung, Ghazanfar Ali Shah ka thënë se konvoji duket se është sulmuar nga një sulmues vetëvrasës.

Sidoqoftë, zëdhënësi i qeverisë, Anëarul Haq Kakar, ka thënë se shpërthimi ka ndodhur nga një bombë që ishte vendosur në rrugë. Ai ka treguar se nga shpërthimi janë lënduar disa anëtarë të partisë Jamiat Ulema-e-Islam, të cilës i takon Haideri.

Lideri i kësaj partie, Maulana Fazlur Reham është i njohur si pro talibanëve dhe kundërshton qëndrimet e SHBA-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button