KSHZ i fton qytetarët të bëjnë kontrollin në Listën zgjedhore

Lista zgjedhore e cila vendoset në shqyrtim publik është krijuar me të dhënat e qytetarëve të cilët nga 1 shkurti i vitit 2017  i kanë mbushur 18 vjet, njofton Portalb.mk.

Ftesa e KSHZ-së publikohet në kohën kur mandati i kryetarëve të Komunave dhe këshilltarëve të tyre nuk është i sigurtë, ndërsa akoma nuk janë caktuar zgjedhjet lokale, por as nuk dihet kur do të caktohen.

Zëdhënësja e KSHZ-së, Lupka Guguçevska tha se thirrja e qytetarëve për shqyrtim në Listë është procedurë e rregullt dhe se për të kanë detyrim ta bëjnë katër herë në vit.

Por, nëse caktohen zgjedhjet lokale, situata do të jetë krejtësisht ndryshe.

“Në këtë rast, Lista zgjedhore vendoset në shqyrtim publik më së voni deri 15 ditë nga dita e shpalljes së zgjedhjeve. Shqyrtimi publik mund të bëhet në ueb faqen zyrtare të Komisionit Shtetëror Zgjedhor dhe në Repartet rajonale dhe zyrat e Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Kërkesat për ndryshimin, plotësimin ose fshirjen e të dhënave në Listën Zgjedhore, qytetarët i dorëzojnë në Repartet rajonale dhe zyrat e Komisionit Shtetëror Zgjedhor”, qëndron në thirrjen publike të ueb faqes së KSHZ-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button