Osmani: Marrëveshjet nëpër restorante nuk vlejnë pa legjitimitetin e popullit

“Dita e zgjedhjeve është dita kur populli, në rastin tonë shqiptarët, nënshkruan kontratën ose marrëveshjen me një subjekt politik për t’i përfaqësuar ata në mandatin e ardhshëm. Asnjë parti politike nuk ka mandat të bisedojë me një parti tjetër politike pa marrë paraprakisht nga populli këtë marrëveshje”, tha Bujar osmani nw konferncwn e sotme pwr shtyp.

BDI konsideron se partitë politike duhet të bëjnë fillimisht marrëveshjen me popullin, që pastaj të kenë legjitimitetin të bëjnë marrëveshje të tjera. Nuk bëhen marrëveshje nëpër restorante dhe kabinete, por vetëm drejtpërsëdrejti me popullin.

“Ne mendojmë se nuk ka mënyrë më të rëndë për ta ofenduar dhe nënçmuar popullin tënd sesa t’i thuash atij se, pavarësisht nëse më mbështet apo jo, unë do të gjej mënyrë dhe mbështetje nga dikush tjetër për t’u përfaqësuar në institucionet e sistemit, tha Bujar Osmani”

Lajme të ngjashme

Back to top button