May-Stoltenberg: NATO, themel i sigurisë për Britaninë e Madhe

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, deklaroi se NATO është themel për sigurinë e Britanisë së Madhe dhe ky vend me kënaqësi luan rolin e saj në këtë Aleancë, raporton Anadolu Agency (AA).

May sot në Londër u takua me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ndërsa para fillimit të takimit tha se dëshiron që njeriut të parë të Aleancës Veriatlantike t’i konfirmojë angazhimin e anëtarësisë së Britanisë së Madhe në këtë organizatë.

Duke theksuar se Britania e Madhe përmbush detyrimet e saj në NATO, May tha se momentalisht në bazat në Estoni dhe Poloni gjenden afër një mijë ushtarë britanikë, ndërsa në Detin e Zi veprojnë avionët Typhoon të Forcave Mbretërore Ajrore.

“Rëndësi të veçantë i kushtojmë edhe dispozitës së ndarjes së detyruar prej dy për qind të Bruto Prodhimit Kombëtar për nevojat e mbrojtjes dhe ndarjen prej 20 për qind të këtyre mjeteve për pajisje”, tha May.

Stoltenberg tha se me kryeministren May sot do të bisedojë edhe për përgatitjet e samitit të NATO-s, i cili do të mbahet në Bruksel më 25 maj. Ai tha se lufta kundër terrorizmit dhe ndarja e barrës do të jetë tema kryesore e samitit, ndërsa sipas tij Britania e Madhe është shembull pozitiv i qasjes ndaj këtyre çështjeve.

Në samitin në Bruksel do të flitet edhe për vazhdimin e pranisë së NATO-s në Afganistan, masat e reja në luftën kundër terrorizmit dhe organizatës terroriste DEASH, dhe kontributit të NATO-s në këtë luftë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button