Grubi në Prokurori: Kam pasur kontakt me turmën aq sa kanë pasur Zaev dhe Sheqerinska

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi i hodhi poshtë siç tha ai “spekulimet për të thënat se ai është përshëndetur me turmën që ka kryer dhunë ndaj deputetëve më 27 prill”, njofton Portalb.mk.

Sipas logjikës së Artan Grubit, “nëse dikush e ka prekur në Kuvend, atëherë edhe deputetët e tjerë sikur Radmilla Sheqerinska dhe Zoran Zaev, do të thotë se kanë qenë në kontakt me turmën”.

Grubi sot në Prokurori është ftuar në cilësinë e të sulmuarve ku siç tha ai, ka dhënë dëshmi për ndodhitë nga këndvështrimi i tij.

Ai e ftoi Prokurorinë që të mos ndikohet nga trysnitë partiake dhe të punojë sipas ligjit dhe që të zbatojë hetim të plotë, të zbardhet dhuna dhe të gjenden përgjigjet.

Duke e komentuar iniciativën e Todor Petrovit për kontestimin e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi për kryetar të Kuvendit, Grubi thotë se VMRO-DPMNE patjetër duhet ta pranojë se ajo më është në opozitë dhe duhet që “të sillen si opozitë konstruktive dhe të lejojë që të formohen institucionet të cilat do të punojnë në reforma”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button