“Miss Shqipëria 2014” në kalanë e Ulqinit

“Miss Shqipëria 2014” në kalanë e Ulqinit! Kjo është marrëveshja e nënshkruar mes producentit Petri Bozo me kryetarin e komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka, për zhvillimin e konkursit “Miss Shqipëria 2014” në kalanë e Ulqinit.

Nga datat 20-27 qershor bukuroshet shqiptare do të jenë mikeshat speciale të këtij qyteti, ku mbrëmjen e 27 qershorit në kalanë e bukur shqiptare do të kurorëzohet më e bukur e trojeve tona. Kjo është hera e parë që nënshkruhet një marrëveshje e tillë për zhvillimin e një eventi mbarëkombëtar.

Ulqini është një qytet turistik, i cili këtë qershor do të shndërrohet në arenën e madhe mbarëkombëtare të bukurisë shqiptare. Sigurisht edhe në edicionin e këtij viti nuk do të mungojë turi tradicional i Miss Shqipërisë, i cili do të përfshijë jo vetëm zonat turistike brenda kufirit, por edhe jashtë tij. 

Lajme të ngjashme

Back to top button