Liverpooli “kadal-kadal” drejt titullit

Nëse Chelsea dhe Manchester City dinë të ndalen një gjë të tillë nuk do dhe nuk di ta bëjë Liverpooli. Skuadra e Brendan Rodgers ka arritur fitoren e 11 rradhazi në Premier League dhe viktima e rradhës është Norwich.

“The Reds” fituan 2-3 duke hedhur një hap të rëndishëm drejt titullit kampion. Miqtë i vunë gjërat në vijë që në 10 minutat e para ku shënuan dy herë me Sterling (4) dhe Suarez (10), por me fillimin e pjesës së dytë vendasit ngushtuan me anë të Hooper (54).


Por pas tetë minutash Sterling realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për “The Reds” duke marrë tre pikët e rradhës dhe duke e parë veten +5 nga Chelsea kur duhen edhe tre javë deri në përfundim. Golin e dytë për Norwich e shënoi Snodgras në minutën e 77. Kujtojmë që javën e ardhshme luhet supersfida Liverpool-Chelsea.

Lajme të ngjashme

Back to top button