Lavrov për vizitë në SHBA

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të qëndrojë për vizitë në SHBA prej sot deri të enjten dhe me këtë rast do të takohet me Sekretarin amerikan të Shtetit, Reks Tilerson për të diskutuar konfliktet në Siri dhe Ukrainë. Po ashtu, temë diskutimi pritet të jenë edhe çështje të tjera, si dhe çështjet dypalëshe, ka konfirmuar Departamenti i Shtetit.

Mbledhja e Lavrovit dhe Tilersonit është parashikuar për nesër në Uashington.

Në njoftimin e Departamentit amerikan të shtetit thuhet se dy diplomatët do të diskutojnë nevojën e ndaljes së dhunës në Ukrainën Lindore dhe zgjidhjen e konfliktit sipas, asaj që njihet si Marrëveshja e Minskut.

Sekretari Tilerson synon përqendrimin e diskutimeve në përpjekjet për të ndalur dhunën dhe ofruar ndihmë humanitare për popullin sirian, thuhet në njoftim. Po ashtu, Shtetet e Bashkuara synojnë të vendosin fazën për zgjidhjen politike të konfliktit.

Ndërkaq nga Moska, në faqen e Ministrisë së Jashtme thuhet se Lavrov dhe Tilerson do të shkëmbejnë mendime rreth problemeve kyçe në botë dhe çështjeve bilaterale.

Lavrov dhe Tilerson paraprakisht arritën marrëveshje që të takohen më 10 ose 11 maj në Alaskë, në kuadër të samitit të Arktikut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button