Euroja u përforcua në krahasim me dollarin dhe jenin pas zgjedhjes së Makronit për president francez

Mëngjesin e sotëm në bursat në Azi euroja u përforcua në krahasim me valutat kryesore botërore pas zgjedhjes së kandidatit liberal proevropian Emanuel Makron për president të ri të Francës dhe fitorja e tij ndaj kandidates së të djathës Marin Le Pen, njoftuan mediat franceze.

Pak para shpalljes së rezultateve, euroja u përforcua deri në 1,1023 dollarë, në krahasim me 1,0999 dollarë të premten në mbrëmje në Nju-Jork. Me këtë, euroja e arriti kursin e saj më të lartë nga nëntori i vitit të kaluar.

Mëngjesin e sotëm një euro shitet për 124,59 jenë, në krahasim me 124,05 jenë në fund të javës së kaluar dhe e arriti kursin e saj më të lartë ndaj valutës japoneze pas më shumë se një viti.

Bursat devizore “kolektivisht pëshpëritën me lehtësim”, por ky reagim pozitiv me siguri shkurt do të zgjasë, vlerësoi eksperti bankar australian Fill Borkin.

“Eshtë në pikëpyetje nëse Makron do të fitojë shumicë në zgjedhjet parlamentare muajin e ardhshëm”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button